40% më pak nxënës në fshatra
Numri i nxënësve në shkollat e fshatit ka rënë me 40%. Ndryshim të ndjeshëm të këtij numri ka pasur edhe në shkollat e qyteteve.
Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, thotë se kjo ulje lidhet me numrin e lartë të emigrimeve dhe migrimeve. Mungesa e infrastrukturës në këto institucione arsimore dhe klasat kolektive janë dy nga arsyet kryesore që po ndikojnë në braktisjen e fshatrave.
Ndikim të madh në uljen e numrit të nxënësve në fshat ka edhe mungesa e investimeve në bujqësi, sektori i cili është kryesori për jetesën e familjeve në këto zona. Ky numër i ulët i nxënësve ka efekt zinxhir edhe në shkurtimin e vendeve të punës në sistemin arsimor. Viti i ri shkollor 2024-2025 do të nis në 9 shtator, ndërkohë që vijojnë ende regjistrimet për nxënësit që fillojnë klasën e parë apo ciklin e mesëm.