40 mln euro drogë dhe 37 në pranga/Lleshaj: Do të thellohet
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit me autoritetet italiane që çuan 37 persona në pranga mes dy vendeve dhe në sekuestrimin e 3.5 ton drogë me vlerë tregu 40 mln euro.
”Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut. Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit. Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë”.