40 mln euro drogë dhe 37 në pranga/Veliu: Të tjera operacione na presin
Tonelatat me drogë nuk rreshtin që pushtuari vijën bregdetare të Adriatikut. 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro, çoi në shaktërrimin e grupit kriminal që vepronte që prej vitit 2015. Në pranga kanë rënë 37 persona, gjatë një operacioni të përbashkët mes Departamentit të Antimafias Italiane dhe autoriteteve shqiptare.
Në konferencën për mediat lidhur me super operacionin, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se të tjera operacione do të zhvillohen, ku edhe bëri me dije se hetimet për këtë grup zgjatën më shumë se 2 vite.
”Të nderuar të pranishëm. Jam shumë i nderuar që kam qenë i pranishëm në këtë operacion për më shumë se dy vite dhe ia dolëm me sukses. Mbyllëm me sukses dy vite e gjysmë hetime. Le të jenë këto rezultate një shembull për të bashkëpunuar edhe në operacione të tjera. Faleminderit”.