40 organizata letër Britanisë: Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”. Ka probleme me bandat, diskriminin të LGBTQI-së

Situata me emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka krijuar një pasje jo të mirë për vetë Shqipërinë. 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve.

Në letrën në fjalë renditen disa nga problematikat që janë problematike në vendin tonë, si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, bandat, apo diskriminimi i komunitetit të LGBTQI, romëve dhe egjiptianëve.

“Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të vendeve të sigurta është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”. UNHCR-ja ka shprehur me vend shqetësimet e saj, duke deklaruar: “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të MB të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit”. Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi ka në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti”,-thuhet ndër të tjera në letër.

SHKARKO APP