40 prindër letër Ministres së Arsimit: Duam siguri për shkollën ”Emin Duraku”
Vendimi i Ministrisë së Arsimit se më datë 9 rinis mësimi, nuk është mbështetur nga pirndërit e nxënësve të fillores në “Emin Duraku” në Tiranë. Këta të fundit kanë refuzuar të çojnë fëmijët në shkollë me një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit, për të bërë më parë ekspertimin e godinës nga inxhinierët pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Godina e shkollës “Emin Duraku” ka pësuar dëmtime aktualisht në pjesën ku zhvillojnë mësim klasat fillore, e për pasojë nxënësit e klasave fillore janë spostuar në pjesën ku bëjnë mësim nxënësit e 9-vjeçares. Vendimi është kontestuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do t’i çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.
Letra mban datën 9 dhjetor, ditë kur në Tiranë, Durrës e disa zona të tjera të prekura nga tërmeti, rinisi procesi mëismor pas 2 javësh dhe mban firmën e 40 prindërve drejtuar ministres Besa Shahini.
KOHA JONË SONDAZH

