40-vjeçari bën për spital ish-dhëndrin bashkë me prindëri
Një konflikt mes krushqish në Korçë ka degraduar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur na lagjen numër 8, ndërsa policia ka arrestuar Aurel Xhambazi, 40 vjeç, banues në Korçë.
“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 05.02.2018, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-dhëndrrit të tij shtetasit E.K, 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K, 39 vjeçe dhe shtetasit A.K, 45 vjeç, të tre banues në Korçë, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.