40-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në hotelin e Korçës

Një 40 vjeçar gjendet i pajetë në dhomën e një hoteli në lagjen 12 të qytetit. 40-vjeçari është nga Tirana dhe se nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Policia është në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Janë duke u marrë në pyetje edhe punonjës të hotelit në lidhje me ngjarjen ndërkohë që trupi do të transportohet drejt morgut për t’iu nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

SHKARKO APP