40-vjeçarja denoncon shkodranin: Tentoi të më përdhunonte
Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar në Shkodër pasi dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një 40-vjeçare.
“U arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 55 vjeç banues në Shkodër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura“ mbetur në tentativë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 40 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu është arrestuar dhe një 51-vjeçar në Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.