40-vjeçarja humbi jetën pasi u bë nënë për herë të tretë, burri akuzon mjekët: Po më plas shpirti

Milena, një 40-vjeçare nga Berati la pas tre fëmijë, pasi humbi jetën tragjikisht, pas shqetësimeve që shfaqi pas lindjes së tretë. Bashkëshorti i saj hedh akuza ndaj mjekes gjinekologe, duke thënë se pas vdekjes “mund të fshihet një gabim i saj”.

Për emisionin “Zemër e Hapur”, Fisnik Habibi tha se e shoqja nisi të shfaqë shqetësime të rënda pas lindjes. Ai hodhi akuza se mjekia Edlira Shkëmbi, nuk e kishte kryer procedurën siç duhej.

“Kishte dhimbje, vetëm dhimbje. Na thanë se ishte normale. I rrinte temperatura 37.4. Qëndroi mbi 1 muaj në spitalin e Beratit. Mjekët në Itali më thanë se faji është i mjekëve shqiptarë. Dua që të mbajnë përgjegjësi. Gruaja më la 3 fëmijë, për ta do të luftoj. Edhe borxh kam marrë për gruan, që të shërohej. Për gocën e vogël kujdeset nëna e Milenës. Vajzat kërkojnë nënën, nuk di ta shpreh, shpirti im e di”, tha bashkëshorti.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndjera iu nënshtrua një operacioni të dytë dhe u dërgua drejt Italisë për shkak të komplikacioneve, ku mjekët i kishin komunikuar se kishte marrë infeksion të rëndë. Milena ndërroi jetën rreth 2 muaj pas lindjes së vajzës dhe sot i shoqi kërkon drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?