400 shkolla, mësim të kombinuar. Ministria: Janë shpërndarë 16 mijë tableta me internet falas
Mësimi në 1760 institucione arsimore në të gjithë Shqipërinë nuk zhvillohet njësoj. Pas propozimit të komitetit teknik, më 1 dhjetor 400 shkolla po zhvillojnë mësimin e kombinuar, edhe në shtëpi e në klasë brenda një jave.
Deri më tani 1360 institucione arsimore vijojnë mësimin sipas skenarit të parë në mjediset fizike të shkollës duke respektuar masat anticovid, se bashku me nxënësit e arsimit fillor dhe maturantët të cilët përjashtohen nga skenari i dytë i mësimit të kombinuar.
Për shkak të tërmetit ku u dëmtuan 155 shkolla, sipas Ministrisë së arsimit 60 mijë nxënës zhvillojnë mësim me 4 turne deri në orët e vona 19:45 edhe në shkollë edhe online, por ky numër do të ulet pasi 28 shkolla pritet të përfundojnë deri në fund të dhjetorit.
Ministria e Arsimit, thotë për Top Channel se janë shpërndarë 16 mijë tableta dhe smartphone me internet falas për një vit për fëmijët, duke kundërshtuar në këtë mënyrë shifrën e dhënë më parë kur nevoja ishte vetëm për 10 mijë nxënës.