41 vjeçari humb jetën në det, mbetet akoma mister arsyeja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në një zonë plazhi.
Mësohet se një 41 vjecar ka humbur jetën në det në Borsh. Viktima është identifikuar si shtetasi Eduard Gumeni, 41 vjec, me origjinë nga Tepelena, por banues prej vitesh në Borsh.
Ai ka ndërruar jetë teksa ka qenë në det, mesditën e sotme. Trupi i 41 vjecarit është transportuar në morgun e spitalit në Sarandë.
Ende nuk dihet gjë lidhur me shkakun që i ka marrë jetën, nëse kemi mbytje, vetëmbytje, apo ka qenë një vdekje për shkaqe natyrore.