41-vjeçari humb kontrollin e mjetit në Prrenjas, plagos 6 anëtarë të një familjeje! Vajza është rëndë

Një aksident tragjik ndodhi në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjeçare në gjendje të rëndë për jetën. Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.

23-vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është më rëndë, ndërsa të plagosura kanë mbetur dhe 2 motrat e saj, 10 dhe 6. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.

44-vjeçari Jetmir Daci, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur. Artan Pishkashi emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë. E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23-vjecares mbetet e rëndë.

SHKARKO APP