41-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë dhe përndjek të renë në Tiranë

Një person ka thyer masën e arrestit të shtëpisë dhe ka përndjekur një grua e cila më pas e ka denoncuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në zonën e Kombinatit.

Sipas burimeve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare.

Ka qenë e reja që ka denoncuar ngjarjen, teksa në dëshminë e saj thuhet se i ka krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

SHKARKO APP