42-vjeçar u pl@gos pranë QSUT, shoqërohen në polici dy autorët. Si nisi konfl@kti
Policia e Shtetit bën me dije se ka shoqëruar në komisariat Gëzim Ilir Gashi dhe Viserjon Metuku, të dyshuar se plagosën me mjet prerës 42-vjeçarin Gentjan Sopoita pranë QSUT. Dyshohet se konflikti ka nisur për pazare droge.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.