42-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur, policia i zbulon edhe disa grabitje të tjera në zonë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, kanë parandaluar një tjetër tentativë për vjedhje, duke vënë në pranga shtetasin:
N. A., 42 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.
Arrestimi i tij u bë pasi është kapur duke tentuar të vidhte një sasi parash në magazinën e shtetasit P. I., në fshatin Dukas, Mallakastër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga kontrolli personal ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në zonë dhe po punohet për dokumentimin ligjor të këtyre rasteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.