42-vjeçari u qëllua nga një vra*sës që ecën në këmbë, babai: Nuk i kemi rënë askujt në qafë

Mëngjesi i sotëm në Tiranë nisi me të shtëna arme, kjo në zonën e njohur si ”Don Bosko”. Makina e 42-vjeçarit Rudolf Zefi, me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që ecte në këmbë.

Babai i 42-vjeçarit ka thënë se nuk kanë pasur asnjë problem. “Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai. Ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportua fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.

Një banesë jo shumë larg vendit ku u qëllua me 6 plumba pistolete është kontrolluar nga blutë. Burime pranë policisë bëjnë me dije se nuk është konstatuar gjë, edhe pse lindën dyshime se mund të fshihej autori, apo arma e krimit. Për gjurmimin dhe lokalizimin e tij vijon këqyrja e zonës dhe kamerave të sigurisë.

SHKARKO APP