42-vjeçarja bëhet nënë, por fos*njën e h*dhi në lumin e Tapizës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Tapizë në Fushë-Krujë. Policia thotë se ka arrestuar një 42-vjeçare, Leta.K, pasi dyshohet se ka vrarë pasi ka lindur foshnjën e saj.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur sot (18 mars), rreth orëve të mëngjesit dhe dyshohet pasi e ka lindur në ambientet e banesë së saj, duke pretenduar se ka vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

SHKARKO APP