420 vende të lira pune në mjekësi. Ja çfarë kërkohet!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpallur 420 vende të lira pune për infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike. Afati i fundit i aplikimit për 420 vende të lira është data 1 SHKURT 2018.

Për të aplikuar, klikoni këëtë LINK

Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:
– Regjistrohu
– Ngarko dokumentat
– Kërko vendet vakante
– Apliko

Swiss Digital Desktop Reklama

Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale. Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:
– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK. Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?