43% e të rinjve duan të largohen

Rreth 43% e të rinjve shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të ikur nga vendi në një studim të realizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Kërkesa për standarde më të larta jetese është arsyeja kryesore përse synojnë largimin.

Studente: Po studioj për infermieri të përgjithshme aktualisht dhe kam plane të iki në Gjermani. Ekonomia është shumë e ulët këtu, nuk jetohet. Një familje nuk mund të mbahet me një rrogë 4 qind ose 5 qind mijë lek në muaj.

Studentja 2: Arsyeja e parë do të ishte papunësia ndërsa arsyeja e dytë ekonomia.

Shumica e atyre që raportojnë dëshirën më të fortë për të emigruar jetojnë në veri të vendit ndërsa destinacioni më i preferuar mbetet Gjermania.

Alba Çela: Kur themi për tu larguar shumica prej tyre kanë ndërmend të largohen përgjithmonë. Pra nuk bëhet fjalë për një largim të përkohshëm.

Sa i përket arsimit, 54% e të rinjve të intervistuar kanë pohuar fenomenin e korrupsionit në universitete. Më shumë se gjysma e tyre janë shprehur se ndeshin vështirësi në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.

Geron Kamberi: Vërejmë se 63 përqind e të rinjve të pyetur vlerësojnë se niveli i arsimit universitar, shkollor dhe profesional është i keqpërshtatur me tregu e punës. Pra nuk ka përputhje midis diplomave që marrin ato në këto nivele dhe tregut të punës.

Ata janë optimistë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformën në drejtësi por shfaqen skeptik se këto reforma do të çojnë para përgjegjësisë persona me profil të lartë politik.

SHKARKO APP