44-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Para 44 vitesh, më 10 nëntor të vitit 1979, shqiptarja Gonxhe Bojaxhi e njohur si Nënë Tereza mori çmimin “Nobel” për Paqe në Oslo të Norvegjisë. Ajo u bë kështu shqiptarja e parë në botë që arriti të fitonte këtë çmim, plotësisht të merituar nga ana e saj. Besohet se në çastin e marrjes së këtij çmimi një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

“Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, tha Nënë Tereza.

Atë ditë e gjithë bota mësoi se Shën Tereza ishte shqiptare, pavarësisht vështirësive të saj për të folur pastër gjuhën shqipe, pas largimit disa-vjeçar nga trevat shqiptare. Nëna Tereza e pranoi këtë Shpërblim vetëm në emër të të varfërve, për t’i ndihmuar të varfrit.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë, disa biseda me familjen dhe përshëndetje për popullin shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979. Ajo është kujdesur për një numër të madh fëmijësh në disa shkolla, mjekonte të sëmurët dhe trajtonte të prekurit nga lebroza.

SHKARKO APP