Hapen regjistrimet për Forumin e Biznesit të Sarajevës 2018
Procesi i regjistrimit për Konferencën e 9-të Ndërkombëtare të Biznesit dhe Investimeve Forumi i Biznesit i Sarajevës (FBS) 2018, i cili do të mbahet në Sarajevë më 25 dhe 26 prill, është hapur sot zyrtarisht.
Regjistrimi bëhet përmes faqes së FBS, duke klikuar në linkun “Regjistrimi”: http://sarajevobusinessforum.com/registration-participant.
Si në vitet e mëparshme, konferenca do të mbledhë së bashku liderët më të rëndësishëm të biznesit dhe politikës nga rajoni dhe pjesa tjetër e botës dhe do t’u lejojë atyre të mësojnë më shumë për mundësitë e biznesit dhe të investimeve, si në Bosnjë-Hercegovinë, ashtu edhe në vendet e Rajonit të Europës Juglindore.
Fokusi i këtij viti i FBS është gjetja e zgjidhjeve për shfrytëzimin e potencialeve në fushën e energjisë, arsimit, industrisë së IT, bujqësisë dhe turizmit. Objektivi i SBF është të lidhë dhe prezantojë burimet natyrore dhe njerëzore në rajon, si dhe të hapë dyert për kompanitë boshnjake dhe rajonale për të fituar akses në tregjet ndërkombëtare.
Organizatori i konferencës, i cili po mbahet për të nëntin vit radhazi në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, është Bosna Bank International (BBI) në bashkëpunim me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB) dhe nën patronatin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.
Pjesëmarrësit që regjistrohen për pjesëmarrje në Forumin e Biznesit të Sarajevës para 1 Marsit 2018 do të marrin një zbritje prej 20% nga tarifa e tyre e regjistrimit.
Forumi i Biznesit të Sarajevës së vitit të kaluar u ndoq nga më shumë se 1,700 njerëz, duke përfshirë 330 gazetarë të akredituar, me më shumë se 330 takime të drejtpërdrejta të biznesmenëve dhe sipërmarrësve. Që nga viti 2010, konferenca ka mirëpritur 8,000 pjesëmarrësve nga mbi 50 vende. Të gjitha informacionet e nevojshme i gjeni në: www.sarajevobusinessforum.com.
KOHA JONË SONDAZH

