45.5 kg kokainë në Durrës, policia: Vinte nga Brazili
Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë kokainë, pasi u ushtrua një kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.
Task-Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentuan këtë sasi të kanabisit.
Grupi nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.
KOHA JONË SONDAZH

