45 familje probleme me vlerësimin e dëmeve të banesave: Nuk aplikojmë dot për rindërtimin

Data 29 shkurt është afati i fundit kur banorët, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti mund të aplikojnë për rindërtim.

Por kur kanë mbetur vetëm pak ditë, 45 familje të një pallati në lagjen 5 protestuan se nuk munden kryejnë këtë proces të domosdoshëm.

Banorët shprehen se ka gabime në vlerësimin e dëmeve, në bazë të kategorive.

“Nuk ka rrugë apikimi për ne, pasi pallati është caktuar ds2, kur është ds5. Në këto kushte kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga Bashkia. Ky ka ceduar 42 cm per 6 kate. Ata nuk e besojnë dhe kanë manipuluar letrat e topografëve. Gjithmonë fajin thonë se e ka Instituti i Ndërtimit, kurse këta dalin të pafajshëm”, shprehen banorët.

Ata kërkojnë që ky problem të marrë zgjidhje sa më shpejt.

“Në kërkojmë të dali ds5, që të bëjmë aplikimin. Brenda datës 29, sepse pas 29 nuk ke më mundësi për të aplikuar. Këtu nuk na japin përgjigjen. Janë bazuar tek Pranvera Dekoli, që s’ka qenë në pallat fare”, shprehen ata.

Për banorët pallati është i pabanueshëm.

“Dyshemeja ime ka lëvizur. Nuk ka ardhur asnjë ekspert për të parë se çfarë do të vendoset”, tha një tjetër banore.

Burime nga Bashkia e Durrësit bënë me dije bënë me dije se ky pallat është dërguar për ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit.

Por, pavarësisht kësaj qytetarët duhet të aplikojnë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Do të jetë procesi i ekspertizës së që vendos çfarë do të bëhet me godinën ne lagjen nr 5 në Durrës.

45 familje probleme me vleresimin e demeve: Nuk aplikojme dot per rindertimin | ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP