45 përqind e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë taksën e Rrugës së Kombit
Deputeti i LSI-së, Shezai rrokaj ka bërë një analizë të fuqisë paguese të qytetarëve shqiptarë që do të kalojnë në Rrugën e Kombit.
Ai thotë se 45 përqind e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë, ndërsa taksa për rrugën e kombit është 10 euro vajtje ardhje.
“ 45 % e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë, kurse 25% me më pak se 2 $. I bie të mos udhëtojnë kurrë në këtë aks. Pëveç kësaj, rrugës që u quajt arteria e kombit, Rama i po i shkakton arrest kardiak me këtë taksë. Ëndrrës së bashkimit, që po bëhej gradualisht realitet iu vu një tra, si të ndante mù në mes vetëdijen kombëtare nëpërmjet pavetëdijes së kryeministrit”,- shkruan Shezai Rrokaj.
KOHA JONË SONDAZH

