45 raste të reja nga Covid-19, në shtruar në spital vetëm 8 pacientë
Prej më shumë se një muaj, në vend flasim vetëm për raste të reja me Covid-19, pasi fatmirësisht humbje jete nuk ka. As në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka humbje jete nga virusi vdekjeprurës.
Nga 820 testime, kanë rezultuar pozitivë 45 qytetarë. ”23 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Vlorë, 2 në Kamëz, Lushnje, Konispol, 1 në Kukës, Vorë, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Kolonjë, Skrapar, Elbasan”.
Janë 207 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,781 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Maj 2022)
Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 820
Testime totale 1,815,813
Raste pozitive 275,485
Raste të shëruara 271,781
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 117
Fier 25
Vlorë 19
Shkodër 10
Lezhë 8
Elbasan 8
Gjirokastër 6
Durrës 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 3