45 vite dedikuar Policisë së Shtetit, Ilia Nasi optimist për brezin e ri: Në vitin 1997…
45 vite nga jeta e tij, Ilia Nasi i është dedikuar Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Ai ka shërbyer me përkushtim për ruajtjen e rendit e sigurisë. Sot në 110-vjetorin e Policisë së Shtetit, Nasi ka rrëfyer të gjithë karrierën e tij në Polici. Momentet e bukura dhe të trishtuar, e po ashtu nuk la pa përmenduar brezin e ri për të cilin u shpreh optimist.
“Daton që nga viti i largët 1978 ku unë jam pranuar si student në akademinë e sigurisë, dega e policisë. Sigurisht ajo kohë me sot më dukej shum larg, por ja ardhka një ditë që largohesh nga organizata e policisë, që ti i ke kontribuar gjithë jetën tënde”,-tha për ”Abc News Albania”.
’97, viti i trishtë për Shqipërinë e shqiptarët, në mendien e tij është Tirana, e cila vjen mes notave të errëta por edhe emocioneve profesionale për Ilia Nasin.
“Periudha e vështirë e vitit 1997, që unë kam qenë në detyrën e shefit të rendit të policisë tiranë, deri në vitin 1999, bashkë me kolegun tim të nderuar Pashk Tusha. Ka periudha shumë të bukura, ka periudha shumë të mira, sa herë që kemi parë mirënjohje nga qytetarët dhe unë po përmend sërish ’97 kur ne patrullonim rrugëve të tiranës me blinda e me tanke, dhe kur qytetarët e tiranës dilnin nga dritarja dhe na hiodhnin lule duke na falenderuar për punën që bënim”.
Një msazh optimist jep për kalimin e stafetave, veçanërisht brezit të ri që dalin nga Akademia e Sigurisë. “Sadisfaksioni i një shërbëtori të policisë, është nderimi që iu bë me cerifikatën e kariierës, në 110 vjetorin e kremtimit të Policisë së Shtetit”,-thotë më tej Nasi.
KOHA JONË SONDAZH

