4580 forca në luftë me zjarret në vend/ Bici: Një helikopter ka bërë 60 fluturime
Zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici thotë 4850 forca operacionale po punojnë në terren për shuarjen e zjarreve në vend. Me mjete rrethanore dhe me pajisje të posaçme në betejën me zjarret kanë zbritur 4850 forca operacionale. Po ashtu ajo thotë se 1200 janë nga ushtria.
”Aktualisht në rang kombëtar kemi 4580 forca operacionale, të cilat janë në gatishmëri, nga këto 1001 janë forca zjarrfikëse, 1700 janë forca të pushtetit vendor, 580 janë forca e policisë së shtetit dhe 1200 janë forca të armatosura të cilat janë në gatishmëri për çfarëdo lloj rreziku që mund të paraqitet”.
Karaburuni vijon të jetë vatra aktive e rrezikshme, ndërsa më parë janë shuar ato në Ksamil, Përmet, Fier dhe Kurbin. Zv/ministrja pranon se luftën me flakët e kanë bërë jo vetëm me mjetet e zjarrfikëseve, por edhe në mënyrë provizore.
Në mbështetje të forcave që punojnë për shuarjen e flakëve në Karaburun është vendosur edhe një helikopter, por Bici shton se edhe mjete të tjera ajrore janë në gatishmëri. ”Për përballimin e situatës është përdorur një helikopter, pjesa tjetër është në gatishmëri, nëse situata do të jetë jashtë kontrollit”.