46 mjete lundruese në cënim të ligjeve të sigurisë për lundrim në liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës

Operacioni policor ”lundrim i sigurtë”, po zhvillohet nga Policia Kufitare e Shkodrës, DVP Shkodër, FNSH Shkodër dhe Delta Forcë, në bashkëpunim të ngushtë më Drejtorinë e Përgjithshme Detare.

Operacioni për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, pas 2 operacioneve sensibilizuese dhe informuese, të zhvilluara në muajin shkurt dhe në muajin maj, ndaj subjekteve ekonomike që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në të gjitha hapësirat ujore të vendit.

Gjatë ditës së parë të këtij operacioni u konstatuan 46 mjete lundruese (traget, skafë dhe varka artizanale) në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, që ishin në cënim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë (nuk kishin pajisur pasagjerët me jelekë shpëtimi) për transport ditor, për qëllime turistike, të vizitorëve në këto vende.

SHKARKO APP