46-vjeçari gjendet i vdekur para shtëpisë së tij në Pogradec
Një 46-vjeçar është gjendur i vdekur para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme të Pogradecit.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale S.O., dyshohet se është vetëvarur ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.