47 përjashtime të deputetëve që nga 5 tetori, Çupi: Na nxisin në rrugën tonë të drejtë, PS del kundër ndërkombëtarëve

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi thotë se përjashtimi i jkatër deputetëve për shkak të situatës në seancës e së hënës në Kuvend, shkon kundër kërkesës së ndërkombëtarëve për dialog konstruktiv. Ajo shprehet se përjashtimet vetëm sa i nxisin ata në rrugën e drejtë. Të përjashtuar janë deputetët; Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha.

Postimi i plotë

Përjashtimi i deputetëve të PD shkon kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv në parlament dhe përmbushjen e kërkesave kushtetuese të opozitës. Përmes përjashtimit të deputetëve që protestojnë kundër mohimit të të drejtave kushtetuese nuk i shërben rolit mbikqyrës të Parlamentit dhe, aq më pak,  funksionimit normal të tij, siç kërkon ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Delegacioni i BE.

Për çfarë kanë ndodhur 47 përjashtime të deputetëve të opozitës që nga 5 tetori? Sepse kanẽ mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë! Çfarẽ kẽrkojmẽ ne? Asnjë favor! Asgjë të paligjshme! Vetẽm tẽ drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik: Ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita. Heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.

Vendi dhe shoqëria nuk mund të ketë asnjë të mirë,  kur shkelen të drejtat e opozitës dhe akoma më keq, kur opozita hesht. Ne kemi vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë!

Sepse kanẽ mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë! Çfarẽ kẽrkojmẽ ne? Asnjë favor! Asgjë të paligjshme! Vetẽm tẽ drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik: Ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita. Heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.

Vendi dhe shoqëria nuk mund të ketë asnjë të mirë, kur shkelen të drejtat e opozitës dhe akoma më keq, kur opozita hesht. Ne kemi vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë!

SHKARKO APP