48 heqje patentash në 3 ditë, ndikoi kufizimi për shkak të pandemisë

Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë së Covid-19, i frenoi gjatë festave dhe i bëri më të kujdesshëm drejtuesit e automjeteve në konsumin e pijeve alkoolike. Kjo tregohet në numrin e ulët të gjobave të vendosura ndaj atyre që tejkaluan normat e lejuara të alkoolit gjatë këtyre ditëve dhe që më pas përdorën makinën.

Në krahasim me festat e fundvitit të kaluar numri i gjobave është ulur me tre herë më pak. Policia rrugore thotë se përgjatë tre ditëve feste 48 shtetasve iu hoqën patentat në të gjithë vendin, pasi drageri konfirmoi se shoferi kishte konsumuar pije alkoolike të matur gjatë frymë nxjerrjes deri deri 0.5 miligramë për litër.

Në të njëjtën periudhë të mbylljes së vitit 2019 deklarohen shifra të larta të shoferëve që u konstatuan me nivele të njëjta të alkoolit në gjak. Për të njëjtën shkelje iu është hequr patenta 180 shtetasve.

Kufizimet nga Covid-19, sollën gjithashtu me pak shoferë të dehur në timon nga 15 të dehur që u arrestuan në fund të 2019, gjatë këtyre festave janë prangosen dy shtetas që aparati u zbuloi tejkalimin mbi 0.5 miligramë për litër.

SHKARKO APP