48 orë në arrati, Azgani dorëzohet dhe shkon në Polici. V*au efektivin për kalimin në rrugë

48 orë pas vrasjes së efektivit në Fier, është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Për vetëdorëzimin e tij ka negocuar babai dhe daja.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë, Novruz Canaliaj dy ditë më parë. Sot në mesditë në Fier iu dha lamtumira efektivit me një ceremoni shtetërore. Novruz Cenalia dhe bashkëshortja e tij, kishin një muaj që ishin martur dhe u gëzuan me një dasëm.

Ata kishin thurur shumë plane bashkë për të ndërtuar jetën, por e gjitha u pre në mes më 13 maj 2024 dhe sot ajo i dha lamtumirën njeriut me të cilin kishte vendosur të lidhte jetën.

Atë ditë Novruz Cenalia, si zakonisht doli nga shtëpia, i veshur me uniform për të marrë shërbimin, por u qëllua me plumb në kokë nga 23-vjeçari Azgan Mernica pas debatit për radhën e kalimit të makinës në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz të Fierit ku dhe kishin shtëpinë.

Dhimbja është e madhe dhe për të ëmën, të atin, motrën dhe vëllanë e Novruzit. Ata shtrëngojnë duart e njërit tjetrit për ti dhënë forcë, por lotët nuk mund të ndalen.

E ëma e Novruzit përpiqet ti japë forcë nuses së re. E shtrëngon në gjoks dhe e puth në ballë. Në këto momente të vështira fjalët nuk gjenden, por me përqafim dhe shtrëngimin e duarve i thonë se i gjenden pranë në këto momente zie.

SHKARKO APP