48 orë në birucë pa asnjë kontakt! PD reagon për kushtet e mbajtjes së Bardh Spahisë
Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia gjendet prej 48 orësh në birucë sipas selisë blu dhe nuk i lejohet kontakti me persona të tjerë, qoftë edhe familjarë të tij.
Në një reagim zyrtar selia blu, bën të ditur se Prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e Spahisë dhe se çdo prokuror dhe gjykatës që do shndërrohet në veglën e Edi Ramës, do mbaj përgjegjësi penale para ligjit.
“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.
Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, thekson PD.
KOHA JONË SONDAZH

