48 orë nga seanca në GJKKO për Berishën, vendimtare edhe për PD

48 orët në vijim janë vendimtare për PD-në. Gjykata e Posaçme do të vendosi për fatin e Berishës nëse do ashpërsojë masën e sigurimit. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.

SPAK kërkon caktimin e masës “arrest në shtëpi” pasi Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës të dhënë më 20 Tetor duke i caktuar masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Berisha nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet nëse Berisha do të marrë pjesë vetë në Gjykatën e Posaçme apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij. Gjyqtarja Gjoka mund të vendosë të martën pasi të dëgjojë argumentat e palëve ose të dërgojë në “arrest në shtëpi” Berishën, osë të lërë në fuqi masën e mëparshme. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?