48-vjeçari vrau veten me armë, fqinjët: Kishte shumë borxhe, mori kredi për serat

Florenc Cjapi nga fshati Suk i Roskovecit i dha fund jetës mëngjesin e sotëm duke u vetëvrarë me armë zjarri. 48-vjeçari jetonte në banesë me bashkëshorten e tij.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se ai kishte tre vite që merrej me sera, ndërsa më herët ka qenë në emigracion.

Pasi është kthyer paratë i kishte investuar në sera, ndërkohë të afërmit thonë se kishte shumë borxhe dhe se kishte marrë gjithashtu edhe kredi. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 48-vjeçari dyshohet t’i këtë dhënë fund jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte shumë i mirë. Merrej me sera. Me ne shkonte shumë mirë. Kam dëgjuar që vuante nga depresioni dhe nga borxhet dhe kredia,” thotë një banor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot dëgjuam zhurmën, të qarat e të shoqes. Serat i kishte të mbjella. Njëra serë i dështoi dhe e shkuli. Ai ka marrë kredi, jo me lekët e tij se nuk kishte. Po kështu ishte njeri i sjellshëm. Fëmijët i ka në emigrim,” tregon një fqinja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?