480 mijë të vaksinuar në sheshin “Skënderbej”, të moshuarit marrin dozën e dytë

Fushata e vaksinimit ka ulur ndjeshëm shifrat e të infektuarve me Covid-19. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 116 pacientë, 10 janë të intubuar, ndërsa 5 janë në terapi intensive.

Ndërkohë vaksinimi për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike po vijon normalisht ku vetëm ditë më parë janë kryer 26 655 vaksina në të gjithë Shqipërinë, duke çuar numrin e të vaksinuarve ne  476 903.

Nisja e aplikimit të dozës së dytë kundër koronavirusit  ka rikthyer  fluksin e të moshuarve pranë tendave të ngritura në sheshin Skënderbej. Të moshuarit shprehen se i gjithë procesi po vijon pa probleme .

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 320 mijë vaksina janë stok të cilat priten të përdoren në ditët në vijim për dozën e parë e të dytë të vaksinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?