49-vjeçari tenton të hidhej nga lumi Buna
Një 49-vjeçar tentoi të hidhej nga ura në lumin Buna, në qytetin e Shkodrës, por për fat të mirë është shpëtuar nga uniformat blu. Sipas policisë, burri kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna. Ky person u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.
Njoftimi i Policisë:
Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.
Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna. Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.