5 arsyet pse Tahirin nuk e shpëton dot Arta Marku
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri përmes një postimi në facebook ka renditur arsyet që sipas tij, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahirin nuk e shpëton dot letra italiane e kryeprokurorja Arta Marku, ashtu siç nuk e shpëtoi Donald Lu. Nga Audi “AA 003 GB” te Dritan Zagani e te diamantët, byzylykët, skafet e jahtet e paguara sipas Strazimirit nga bandat, janë arsyet se përse nuk shpëton dot Tahiri.
Reagimi i Gent Strazimirit
Pse “Saje qorrin”, “anti-oligarkun” nuk e shpëton dot Arta Marku, siç nuk e shpëtoi dot Donald Lu e siç nuk e shpëtojnë dot as “letrat italiane”?
Sepse:
–Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!
Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t’i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.
–Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!
–Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.
Dhe në fund,
–me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!
Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë “ja ku i ke, VEPRO!!!”
Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale’ më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj. Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të prokurisë!
Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme “të ndritur” për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën “Xhuxhi”, ” qorri”, “Gonia” e “Baballa”!!! KAQ!
KOHA JONË SONDAZH

