5 bashki në Shqipëri janë pa kryetar, zgjidhjen e ”jep” Venecia

Rrjeta e dekriminalizimit vijon të nxjerrë në pah të shkuarën e errët të disa kryebashkiakëve që fituan në zgjedhjet njëpartiake të 2019. Edhe pse pa kundërshtarë në garë, kandidatët e PS që ”fituan” kanë probleme. Rasti më i fundit është ai i kryetarit të Bashkisë Mallakastër, ku nga verifikimi i prokurorisë del të jetë i dënuar me tri vite heqje lirie në shtetin grek, dënim të cilin ai nuk e ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit.

Në shqipëri janë dy bashki që janë pa kryetarë. Valdrin Pjetri i cili do të ishte kryebashkiaku i parë socialist në Shkodër, dha dorëheqjen pa marrë ende detyrën, për shkak të problemeve me drejtësinë Italiane që opozita zbuloi dhe denoncoi. I dyti që humbi mandatin ishte Agim Kajmaku. Një vit pasi kishte marrë drejtimin e Bashkisë Vorë, prokuroria verifikoi se ai ishte nën hetim në shtetin grek për përdorim të kartmonedhave false.

Tri vakanca të tjera janë krijuar në njësitë e qeverisjes vendore. Dionis Imeraj i Bashkisë Dibër dha dorëheqjen pasi zgjodhi ta përfaqësonte qytetin nën kostumin e deputetit duke garuar në listën e PS-së. Valbona Sako qëndroi pak kohë në krye të Bashkisë Durrës, pasi dha dorëheqjen pak ditë pas tërmetit të që shkundi nga themelet qytetin bregdetar. Bashkia e Rrogozhinës mbeti pa kryetar pasi Haxhi Memolla humbi jetën pas një arresti kardiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që të gjitha këto bashki drejtohen nga nënkryetarët, përveç Shkodrës ku Voltana Ademi vijon të ushtrojë funksionin e kryetarit përtej mandatit kushtetues 4-vjeçar. Gjykata Kushtetuese preferoi të mos i përgjigjej vetë pyetjes nëse 30 qershori 2019, ku në gjysmën e bashkive pati vetëm një kandidat në fletën e votimit, ishte legjitim apo jo. Topin ia kaloi edhe një herë Komisionit të Venecias. /A2cnn/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?