5 ditë të vde*kura në banesë, Ornela nuk pranoi ta shtronte të ëmën e paralizuar

Pesë ditë të vdekura në banesë. Ky është fundi tragjik i Eleni dhe Ornela Vangjeli 75 dhe 54 vjeçe. Nënë e bijë u gjetën dje pa shenja jete nga djali i cili jetonte në Greqi, pasi nuk kishte kominukuar me ato. Policia është ende në fazën e hetimeve, por bëhet e ditur se nënë e bijë janë paraqitur në spitalin e Korçës të shtunën pasi 75-vjeçarja ka pasur oksigjen të ulët.

Mjekët thotë se e moshuara e cila ishte e paralizuar, janë bërë të gjitha kontrollet dhe bluzat e bardha i kanë sugjeruar të bijës Ornelës për ta shtruar nënën e saj në spital por ajo nuk ka pranuar duke firmosur daljen e Eleni Vangjelit nga spitali.

Do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes të të dyjave ndërkohë që nga familjarët pra djali nuk është ngritur asnjë pretendim. Nga hetimet paraprake është raportuar se vdekja dyshohet se ka ndodhur nga shkaqe natyrale.

SHKARKO APP