5 emrat e fundit që u diskutuan dhe si u përzgjodh Bajram Begaj për President
Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ishin 5 emra në tryezë: Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, hartuesi i reformën në drejtësi, Ardian Dvorani, ish-kryeprokurorja Ina Rama, historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Pas diskutimeve të para kanë rënë kandidaturat e Xhufit dhe Bregut. Pjesëmarrës në mbledhje thonë se deri gjysmë ore para se Rama t’i drejtohej mediave, kandidati favorit ka qenë Ardian Dvorani.
Pak përpara tij kishte rëne edhe emri i Ina Ramës, duke lënë kështu të vetëm Bajram Begajn, i cili do t’i nënshtrohet nesër votës në Kuvend për t’u bërë presidenti i tretë me karrierë ushtarake i vendit që nga viti 1991.