5 gjyqtarët që do të vendosin mbi zgjedhjet në Krubin

 

Partia Demokratike i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor  për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Kurbinit.

Përmes ankimimit, PD kërkon pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit për bashkinë e kurbinit e si pasojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Sipas demokratëve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbylli sytë përballë paligjshmërisë së faktuar të procesit zgjedhor në KZAZ 15 në bashkinë e Kurbinit, ndërsa Kolegji Zgjedhor është dera e fundit ku demokratët trokasin në rrugën ankimuese të procesit zgjedhor.

Ndërkaq mësohet se në Kolegjin Zgjedhor është hedhur shorti dhe janë përcaktuar 5 gjyqtarët që do të shqyrtojnë këtë ankim. Kështu pjesë e kësaj trupe janë gjyqtarët Valbon Cekrezi, Gjinovefa Gaba, Andi Civici, Petrit Ceno dhe Kliton Spahiu.

KQZ rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në bashkinë e Kurbinit.

Beteja e demokratëve për Kurbinin ka nisur para mbajtjes së zgjedhjeve ku kërkuan KQZ të pranojë dorëheqjen e kandidatit Altin Biba dhe zëvendësimin e tij me Ilir Pjetrajn, por pa marrë dakordësinë jo vetëm të KQZ por edhe të Kolegjit Zgjedhor.

SHKARKO APP