5 kryebashkiakë të arrestuar në veç 4 muaj nga SPAK, më i bujshmi është videoskandali i Gjicit
Bilanci i muajve të fundit flet për numër të konsiderueshëm arrestimesh për korrupsion dhe shpërdorim detyre të kryebashkiakëve dhe ish-kryebashkiakëve socialistë dhe jo veç. Në 4 muaj Gjykata e Posaçme firmosi 5 kërkesa arrestimesh të SPAK.
Ish-kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, në akuzë për shpërdorim detyre për shkak të dyshimeve për abuzim në një tender rruge. Dëmi i përllogaritur kap vlerën e konsiderueshme të rreth 234 milionë lekëve.
Një ndër arrestimet më të bujshme mbetet ai i ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës.
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste.
2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit u arrestua kandidati i Berishës dhe Metës për Himarën, Fredi Beleri nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.
Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ra në pranga për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.