5 mijë dibranë do jenë në protestën e opozitës
Opozita do të protestojë sot para kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Sipas PD-së, kjo do të jetë një protestë kombëtare dhe do të jenë të shumtë qytetarët që do të mblidhen në Tiranë.
Mësohet se 5000 persona janë nisur sot nga Dibra për të ardhur në Tiranë, ku do të bashkohen me protestusit e tjerë.
Protestuesit janë nisur me autobusa dhe shumë mjete private. Për shkak të pikave të kontrollit të ngritura në rruget nacionale, mësohet se protestuesit janë nisur që nga mengjesi i kësaj të hëne.
KOHA JONË SONDAZH

