5 mijë pemë për të ndalur erozionin, Klosi: Një pasuri kombëtare

Laguna Kune e Vainit i shpëton erozionit. Për të shmangur gërryerjen Ministria e Turizmit mbolli 5 mijë pemë në zonën që rrethojnë lagunën.

”Është punuar në 13 mijë metra katrorë për të krijuar ato duna që siç e tha edhe profesori arritën ta shpëtonin nga një përplasje me natyrën vetëm para dy ditësh por që do të donim shumë që të investoheshin edhe në vazhdim që të jenë mbrojtje e kësaj pasurie të jashtëzakonshme kombëtare. do të mbjellim mbi 5 mijë pemë të cilat në këto kohë do t’i shërbejnë shumë momentit por do të jenë edhe për perspektivën e kësaj zone”,-thotë Klosi.

Specialisti i mjedisit Jak Gjini, thotë se mbjellja e pemëve do i shërbejë lagunës si një prej zonave me potencial të lartë turistik. Në zonën e mbrojtur të Kune Vainit është investuar edhe në hapjen e kanalit për ti krijuar më shumë mundësi lidhje të lagunës me detin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?