5 mijë sirianë në bazën Arshi Lengo në Gjirokastër, banorët: Kemi frikë, Rama…

Dy ditë më parë, disa media publikuan lajmin se Shqipëria do të pranojë 30 mijë refugjatë sirianë, kjo edhe për hir të çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Arshi Lengo është një nga 5 bazat e përcaktuara si qendra pritje. Kapacitetet akomoduese aty janë për rreth 5000 persona por godinat janë të rrënuara dhe kanë nevojë për rikonstrutim.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se kanë nisur kontaktet me qeverinë për këtë plan, por ende nuk ka hapa konkretë. Nga ana tjetër, banorët e zonës janë të njohur me emigrantët, pasi shpesh herë i kanë parë dhe ndihmuar kur kanë kaluar aty transit në rrugën drejt BE. ”Po të më shikon që u jepja bukë, më thonin që je bashkëpunëtor me ta”.

Lajmi se mijëra prej tyre mund të vendosen aty i ndan në qëndrim. Ata kanë edhe frikë dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos e marrë këtë vendim. ”Që të mos ketë fatkeqësia, të mos ndodhin gjëra. Nuk ka shtet që t’i përgjigjet”.

Për momentin e gjitha është një plan në diskutim. Nëse do ta kërkojë momenti, autoritetet shqiptare kanë vendosur të mos i mbyllin kufijtë. ”Shqipëria është shprehur se do të marrë përgjegjësitë dhe peshën e vet për ta përballuar këtë situatë”.

SHKARKO APP