5 mite të rrezikshme për vaksinat e Covid-19

Mitet për vaksinat e tjera kanë qarkulluar për vite e dekada me radhë. Megjithatë, disa prej tyre sot, janë ndër shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit.

Mit: Marrja e një vaksine kundër Covid, në fakt do t’ju japë Covid

Një vaksinë kundër Covid, nuk do t’ju infektojë. Asnjë nga vaksinat në zhvillim në Shtetet e Bashkuara nuk përdor virusin e gjallë që shkakton Covid-19. Në vend të kësaj, vaksina Pfizer, e cila sapo fitoi autorizimin e përdorimit emergjent, dhe vaksina Moderna, e cila po e kërkon atë tani, janë bërë prej ARN-së dërguese (mARN), nga e cila është bërë materiali gjenetik i Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mit: Një vaksinë nuk do funksionojë, nëse keni patur Covid

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ata që e kanë kaluar Covid-19, përsëri do të përfitojnë nga vaksinimi. Kjo për shkak se ekziston gjithnjë një mundësi e dytë për infektim edhe pse ri-infektimi është sigurisht, më i rrallë. Pas çdo sëmundjeje, trupi juaj zhvillon antitrupa që mund të luftojnë infeksionin e ardhshëm të virusit. Ky quhet imunitet natyral. Ekspertët thonë se nuk mund të mbështetemi 100% te ky imunitet. Imuniteti natyror nuk ju jep mbrojtje të plotë. Një vaksinë rekomandohet ende për parandalimin e sëmundjes.

Mit: Vaksia e gripit parandalon dhe Covid-in

Megjithëse të dyja sëmundjet kanë simptoma të ngjashme, ato janë viruse të ndryshme dhe nuk ka asnjë provë që mbështet pretendimin se marrja e vaksinës së gripit do të shërbejë si mbrojtje nga Covid-19. Sidoqoftë, është e mundur të sëmureni me grip dhe koronavirus njëkohësisht, gjë që do të shkaktonte një tendosje të madhe në trup dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse zyrtarët e shëndetësisë theksojnë nevojën për bërë edhe vaksinën kundër gripit më shumë se kurrë.

Mit: Vaksina kundër Covid po “bëhet me nxitim”, prandaj s’është e besueshme

Rrethanat emergjente të pandemisë globale kanë lejuar rritjen e fondeve dhe përpjekjet, me përparësi që nuk janë parë për vaksinat e kaluara, duke e zhvilluar vaksinën për rreth tetë muaj, krahasuar me 5-10 vite që janë marrë për vaksinat zakonisht. Koha e shkurtuar në treg nuk është arritur përmes anashkalimit të protokolleve ose eliminimit të testimit të plotë.

Mit: Vaksina do të zgjidhë gjithçka

Për fat të keq, një vaksinë nuk do të jetë një zgjidhje e shpejtë për pandeminë. Për më tepër, shpërndarja do të marrë kohë dhe furnizimet fillimisht do të jenë të kufizuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?