5 mjekët që operuan për herë të dytë Ramën

Këtë të enjte kryeministri Edi Rama është operuar në QSUT të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, kryeministri pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT. Rama i ka besuar të njëjtit grup mjekësh, të drejtuar nga rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata. Pjesë e ekipit të mjekëve ishte edhe profesor Arben Beqiri i cili në 2017 për disa muaj drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, si ministër teknik në atë që u quajt si qeveria teknike, pas marrëveshjes Rama-Basha pak përpara zgjedhjeve parlamentare.

E ndërsa në prill, Rama iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendicitit, ditën e sotme Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale. Operacioni i sotëm ka zgjatur rreth 100 minuta, ndërsa ekipi që ka bërë ndërhyrjen në të dy rastet është i përbërë nga i njëjti grup mjekësh, ndër më të njohurit në QSUT.

Stafi i mjekëve të QSUT që kanë realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ndaj kryeministrit në të dyja rastet janë: Profesor Arben Gjata, shefi i kirurgjisë dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë; profesor Krenar Lila, shefi i anestezi-reanimacionit; profesor Arben Beqiri, krirurg; asistent-profesor Saimir Kuçi anestezist dhe doktor Dritan Rahovica, kirurg.

Ekipi i mjekëve që operoi Ramën, në të dyja ndërhyrjet kirurgjikale:

Arben Gjata
Arben Beqiri
Krenar Lila
Dritan Rahovica
Saimir Kuçi

SHKARKO APP