5 muaj luftë tek Infektivi, mjekja: Vendoseni maskën
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë apelin e mjekes së infektivit, Nevila Gjermeni. “Dëgjoni mesazhin e doktoreshë Nevila Gjermeni”, thotë Manastirliu teksa përsërit thirrjen për kujdes në mënyrë që të frenohet përhapja e Covid-19.
Mjekja Gjermeni thotë se puna e këtyre 5 muajve ka qenë sfilitëse ndaj edhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke u treguar të përgjegjshëm në sjelljen e tyre. Ajo kërkon që qytetarët të mbajë maskë dhe nuk kërkon asgjë më shumë.
”Kam që dje në orën 7:30 që kam dalë nga shtëpia, gjë që e bëj çdo ditë këto 5 muaj dhe të gjithë kolegët tanë. Është e lodhshme për ne është sfilitëse për pacientët ashtu sikurse edhe për ne. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten, bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjet tuaja dhe të familjeve tuaja, bëni gjithçka që të na lehtësoni punën, bëni gjithçka që t’ia dalim. Vendosni maskën që është kaq shumë e rëndësishme”.