5 pacientë me Covid në gjendje të rëndë, mjekët në Shkodër: Nuk mund t’i transportojmë në Tiranë

Aktualisht në spitalin e Shkodrës po marrin trajtim 5 persona me Covid, ku mjeket janë të detyruar të  thyejnë protokollin për shkak të gjendjes së rënduar të pacientëve.

Të prekurit janë të shtuar në dhoma të veçanta në repartin Infektiv dhe janë në moshë të thyer.

Për shkak të problemeve të tjera nuk mund të transportohen drejt Tiranës.

“Jemi detyruar të shkelim pak protokollin. Kemi persona në gjendje shumë të sëmurë dhe raste të tjera janë ato të cilat konsiderohen të pa transportueshëm. Por ka edhe raste të cilët paraqiten shumë vonë, mbi dy javë që nuk mund të trajtohen më si raste pozitive me Covid-19, por që marrin trajtim mjekësor post covid-it”, u shpreh ai.

Në këtë spital janë 8 mjekë pneumolog që i japin shërbim të gjithë pacientëve që vijnë nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka.

Ndërkohë veriu mbetet një nga zonat ku numri i të prekurve është ulur. Gjithsej në këtë spital janë trajtuar 20 raste me Covid.

“Në ato 20 raste jo të gjithë dalin të diagnostikuar, një pjesë hiqet nga kjo vlerë. Një pjesë tjetër që mund të jetë rreth 80-90 % janë forma të lehta që trajtohen në shtëpi. Është e rëndësishme që ne me skaner e marrim informacionin e parë sepse edhe vete covid-i, nga specialistët e imazherisë ndahet në covid 1,2,3. Është e kuptueshme që një COVID i shkallës së tretë është më i prekur dhe mundësia për të kërkuar trajtim hospitalor është më e madhe”, tregon ai.

Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës ka edhe një apel për qytetarët.

“Të mos paraqiten në spital kur rastet janë shumë rëndë sepse shansi për mbijetesë zvogëlohet”, u shpreh Dajti.

Si çdo spital tjetër edhe ai i Shkodrës po përgatitet për tu kthyer në spital Covid.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të shtohet edhe numri i shtretërve dhe respiratorëve./ abcnews/

SHKARKO APP